Onhezmus tours

Ture

Most PopularTour 1
Onhezmus II: Max 22 të ftuarOnhezmus III: Maksimumi 12 të ftuar

Tur me Gomone të Shpejtë nga Saranda drejt Gjirit të Krorezes

Zbuloni bukurinë e bregdetit të Jonit me një udhëtim komod me gomone të shpejtë nga Saranda drejt Gjirit të Krorezit. Shijoni shpejtësinë, privatësinë dhe pamjet mahnitëse të vijës bregdetare ndërsa relaksoheni në ujërat e kristaltë të Krorezes.
Një eksperiencë e shkurtër, por e paharrueshme. Perfekte për aventurë, relaks dhe momente
unike në det.

Përgatituni për arratisjen perfekte! Nëse kërkoni privatësi, fleksibilitet, shpejtësi dhe aventurë të pastër, Ionalb ka krijuar eksperiencën ideale për ju. Hipni në gomonën tonë premium, e cila niset çdo ditë nga Saranda, dhe le t’ju çojmë drejt Gjirit të Krorezit, një nga gjiret më të pacenuara dhe ekskluzive të Detit Jon.Gomonia ka kapacitet deri në 22 persona dhe është dizajnuar për komoditet maksimal; 2 motorë të fuqishëm, jastëkë lëkure, dhe tendë dielli, çdo gjë që ju nevojitet për një udhëtim perfekt. Me kapitenin tonë profesional, thjesht relaksohuni
dhe shijoni çdo moment. Gjatë ecjes përgjatë bregdetit do të zbuloni pika të fshehta, shkëmbinj mahnitës, ujëra turkezi
dhe pamje që të lënë pa frymë. Doni të ndaloni për not, foto apo kërcim nga shkëmbi? Mjafton
ta kërkoni.
Ky është turi juaj privat, plotësisht fleksibël, sipas dëshirës suaj.
Dhe pastaj vjen momenti kryesor; Gji i Krorezes. Një parajsë që mund të arrihet vetëm nga deti,
e qetë, e virgjër dhe thjesht magjike. Ujëra kristal, rërë e bardhë dhe atmosferë e veçantë që
nuk do ta gjeni askund tjetër.
Në plazh ju pret edhe restoranti ynë i vogël, ku mund të shijoni pije të freskëta dhe ushqim të
shkëlqyer, perfekt për t’u relaksuar dhe për të shijuar magjinë e Krorezes.

Programi i Përditshëm i Turit me Motoskaf;
- 10:00 – Nisja nga skela e bulevardit të qytetit, pranë anijes së madhe Onhezmus I
- Kepi i Qefalit – ndalesë 20-minutëshe për not dhe foto
- Gjiri i Kakomesë – ndalesë 20-minutëshe për not dhe foto
- Plazhi i Krorezit – 3 orë kohë plazhi dhe pushim dreke
- Gjiri i Rojdhesë – ndalesë 20-minutëshe për not dhe foto
- Gjiri i Kasolles – ndalesë 20-minutëshe për not dhe foto
- Shpella e Breshkave – ndalesë e shkurtër panoramike për foto
- 16:00 – Mbërritja në Sarandë

Filloni aventurën tuaj të paharrueshme në Detin Jon këtu…